Me rastin e vizitës së Kryetarit të Bashkisë së Tiranës së bashku me nxënësit e klasës së 9-të të ?Shkollës së Kuqe? në ambientet e CCBS (Coca-Cola Bottling Shqiperia Sh.p.k.), u prezantuan dy projekte të rëndësishme: Vizita në Fabrikën Coca ? Cola dhe Parku i Lojërave Coca-Cola.
Të pranishëm në këtë event ishin Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Blendi Gonxhe, Drejtor i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit; Përfaqësuesit e CCBS, Presidenti, Luca Busi, Administrator i Përgjithshëm, Cristina Busi Ferruzzi dhe Drejtori i Përgjithshëm, Luigi Verardo.
Projekti ?Vizitë në Fabrikën Coca - Cola?
Është një eksperiencë unike të shohësh nga afër se si prodhohet pija më e famshme në botë. Çdo vit Coca ? Cola mirëpret më tepër se 2000 nxënës dhe studentë dhe ka si objektiv të risi këtë numër çdo vit. Për vitin e ardhshëm parashikojnë 3000 vizitorë.