Gara e fortë në UT dhe në Universitetin e Mjekësisë, Rektorja e parë femër në Durrës

Ora News Lajme 2016-04-22

Views 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në zgjedhjet e institucioneve të arsimit të lartë u shënua garë e fortë në Universitetin e Tiranës, në atë të Mjekësisë dhe në Fakultete ku kandidaturat e vetme nuk arritën të konfirmoheshin si fitues për shkak të rezultatit. Mynyr Koni do të drejtojë Universitetin e Tiranës pasi mori 460 vota nga stafi akademik ndaj rivales së tij Klodeta Dibra me 243. Rektori i Universitetit të Mjekësisë u zgjodh në një rezultat të ngushtë Arben Gjata ndaj kandidaturës së Petrit Bares. Zgjedhjet duhet të përsëriten në Fakultetin e Infermierisë për shkak se kanidatja e vetme në garë nuk plotësoi kuorumin 50%+1 votë. Rektorja e parë femër do të drejtojë Universitetin e Durrësit ?Aleksandër Moisiu?.
Gara që shënoi tension në zgjedhjet e institucioneve të arsimit të lartë ishte ajo e Universitetit të Tiranës, mes kandidatëve Klodeta Dibra dhe Mynyr Koni.
Disa ditë përpara votimeve ish-kryeministri Berisha denoncoi kërcënimin e kandidatit për Rektor Mynyr Konit, sipas tij nga njerëz të lidhur me botën e krimit që kanë mbështetjen e Qeverisë dhe kryeministrit Rama.
Koni nuk u tërhoq nga gara, ndërsa znj.Dibra vijoi normalisht prezantimin e platformës së saj dhe hodhi poshtë çdo pretendim se kërcënimi mund të lidhej me emrin e saj.
Në zgjedhjet e 20 prillit, me votat e stafit akademik, Koni u konfirmua si Rektor me 460 vota, ndërsa Klodeta Dibra mori 243 vota.
Në Universitetin e Mjekësisë, gara u zhvillua mes tre emrave të njohur në këtë fushën e shkencave mjekësore, Arben Gjata Rektori i komanduar 1 vit më parë, Petrit Bara Dekan për 2 mandate në Fakultetin e Infermierisë dhe Mira Rakacolli Dekane e Fakultetit të Mjekësisë. Arben Gjata me votat e akdemikëve fitoi me një rezultat të ngushtë prej 6 votave ndaj rivalit të tij Petrit Bares.
Nuk ishin të pakët emrat që kandidatë që qëndruan të vetëm në garë për Dekanë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/gara-ne-universitete-kiz-nis-procesi-i-numerimit/

Share This Video


Download

  
Report form