http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Maqedonia është përfshirë nga një krizë e thellë politike. Pak ditë nga vendimi i presidentit Ivanov, i cili fali personat e përfshirë në skandalin e përgjimeve, përfshi dhe ish-kryeministrin Gruevski, Prokuroria Speciale në Maqedoni ka hapur dosjen ?TNT? më rrëzimin e godinës kozmos, ne komunën e Gazi Babes. Në këtë dosje përmenden emrat e ish-kryeministrit Nikolla GruevsKi, ish-ministrit të transporteve Mile Janakievski dhe ish-kryetarit të kësaj komune në vitin 2011. Në këtë aktakuzë thuhet se këta zyrtarë kanë vendosur rrëzimin e objektit me tritol në forma të paligjshme dhe korrupsion ne tendera. Në të njëjtën konference për mediat, mediat sqarojnë se prokurorja speciale Katica Janeva ka deklaruar se i kanë kërcënuar familjen e saj dhe të disa prokurorëve të tjerë të këtij organi, për shkak të detyrës. Nga ana tjetër, të njëjtat media theksojnë se takimi i Vjenës i thirrur nga eurkomisioneri Johanes Han te premten po shkon drejt dështimit. Lideri i partisë me te madhe opozitare ne Maqedoni, Zoran Zaev nuk ndryshon mendim për t?u ulur ne tryezë nëse Ivanov nuk tërheq vendimin e tij për te falur zyrtaret e larte qe po hetohen ne te ashtuquajturin skandal te përgjimeve.