Report TV - Lucciano Benetton nderohet në Tiranë me titullin Honoris Causa

Report TV 2016-04-22

Views 1

Lucciano Benetton, një nga ambasadorët më të rëndësishëm të ekonomisë dhe kulturës italiane në botë ka ardhur në Tiranë për të ndihmuar artistët shqiptarë. Ai është nderuar me titullin Honoris Causa në Universitetin e Arteve.

Luciano Benetton është themelues i projektit kulturor ?Imago Mundi?, ku ka përfshirë edhe Shqipërinë me artistë të talentuar si Albes Fusha, Sadik Spahia, etj. Skulptori Spahia ka falënderuar para marrjes së çmimit për kontributin e Benetton, duke e konsideruar si një perspektivë të madhe për talentet në artet pamore.

Rektori Petrit Malaj i jep titullin. Pas marrjes së titullit Lucciano Benetton falënderoi ministrinë shqiptare të kulturës.Ai përmendi punën e mirë të kuratorëve që përgatitën një dokumentacion të plotë të zhvillimeve të kulturës e artit shqiptar, duke theksuar se ?Në një katalog Shqipëria prezantohet në skenën e artit bashkëkohor botëror me koleksionin e veprave të 163 artistëve të saj më të mira. Qëllimi im është t?i ofrojë koleksionin një publiku gjithnjë e më të madh nëpërmjet ekspozitave, katalogëve dhe internetit, duke inkurajuar një dialog të sinqertë me artin shqiptar, që është përfaqësuar më së miri edhe në bienalet apo ekspozitë botërore?, tha Benetton.

Projekti IMAGO MUNDI është një fondacion i fuqishëm i artit, ai është në zgjerim të vazhdueshëm dhe kanë marrë pjesë tashmë pothuajse 100 vende të botës, me një total prej rreth 15.000 veprash arti.

Share This Video


Download

  
Report form