Deputeti socialist, Taulant Balla, u shpreh se Namik Dokle dhe Arta Dade i hapën rrugë të rinjve me dorëheqjen nga kandidimi për kryesinë e re të PS.
?Z.Dokle dhe znj.Dade i hapën rrugën e të rinjve, duke dhënë dorëheqjen nga kandidimi për anëtar të kryesisë. Në PS ka gjithmonë një shkëmbim brezash. Një kolege shumë e nderuar, prej ditës së themelimit të PS, si kolegia Dade, ishte një prej kolegeve të propozuara për të qenë anëtare e kryesisë. Gjej rastin ta falenderoj për mesazhin që i dha Asamblesë së PS?, u shpreh Balla.
Ai theksoi gjithashtu se Sekretari i Përgjithshëm, Gramoz Ruçi është i pazëvendësueshëm në PS.
?Sa herë që bëhet fjalë për lista dhe pozicione mediat bëjnë atë që nuk është. Bie dakord me kryetarin e PS, me Asamblenë, nuk ka një kandidaturë tjetër që të zëvendësojë Gramoz Ruçi?, tha Balla.
Balla i cilësoi fyerje deklaratat e Ben Blushit për kandidatët për anëtar kryesie të PS.
Sipas tij, me të tilla qëndrime Blushi ngjan gjithnjë edhe më shumë me Saliun.