Report TV - Qytetari: Gjykata më ka dhënë shtëpinë, por banesën s’ma japin

Report TV 2016-04-24

Views 3

Ndërtuesit e pallateve shpesh kanë shitur një apartament tek disa persona, duke nënshkruar vetëm me një kontratë noteriale.

Në këtë mënyrë është mashtruar edhe Artur Sadiku i cili ka blerë një apartament në zonën e Freskut, por kjo banesë i është dhënë më pas një personi tjetër.

Për këtë arsye, Arturi i është drejtuar Gjykatës, e cila ka vendosur që t?ia japë apartamentin, duke lëshuar edhe një urdhër ekzekutimi.

Por ky apartament sot është i zënë dhe Arturit i bën apel institucioneve që ti japin shtëpinë, për të cilën ka paguar 4.5 milionë lekë të reja.

Arturi jeton bashkë me familjen e tij me qira, ndërsa apartamenti që ka blerë disa vite më parë është dhënë me qira nga personi i cili e ka marrë pas tij. Madje ky person e ka kërcënuar atë, që të mos i afrohet pallatit.

Sipas tij mashtrimi nga ndërtuesi Pashk Meta ka vijuar prej vitesh, por tashmë duhet të përballet edhe me moszbatimin e vendimit të Gjykatës.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS