Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në kuadër të turit ?Shqipëria mbi Partinë?, deputeti socialist Ben Blushi është ndalur në Dibër, në një takim me qytetarë dhe simpatizantë.
Për 25 vjet tha Blushi, partitë majtas e djathtas, kanë varfëruar shqiptarët, kësaj gjendje i shtohet dhe keqqeverisja e sotme. Blushi tha se Edi Rama ka marrë peng Partinë Socialiste dhe punon vetëm për të pasurit.
Ben Blushi: Ai harxhon para për luks nuk harxhon para për rrugë, dhe kjo është arsye që rruga e Arbërit nuk do të bëhet, sepse Rilindja ka dhe një problem tjetër, nuk e njeh Shqipërinë. Keni parë ndonjë ministër të vijë këtu? Nuk e bëjnë këtë gjë. Për këta rëndësi ka ndrixhim në mes të Tiranës, pllaka majolike në Durrës, Kulla në Korçë, stadium në Elbasan.
Në të njëjtën linjë, deputetja Mimoza Hafizi, tha se vendi ka persona që kanë aftësi të na cojnë në drejtimin e duhur, dhe jo në udhë pa krye si rilindja e Ramës.
Mimoza Hafizi: A mund të kemi ne një politikë e cila e vë Shqipërinë mbi partinë. A është e mundur? Ne këtë po kërkojmë dhe këtë duam të bisedojmë me ju. A është e mundur të ketë njerëz që të bëjnë politikën që të jenë njerëz të ndershëm.
Deputeti Ben Blushi la të kuptohet se pas konsultimeve me shqiptarët një levizje te re politike pritet të zyrtarizohet.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ben-blushi-ne-diber-rama-punon-vetem-per-te-pasurit/