U mblodh sot pa praninë e opozitës Komisioni hetimor për privatizimin e për privatizimin e OSSH-së nga CEZ.
Në fjalën e tij, kryetari i komisionit, Taulant Balla ka deklaruar se për të dëshmuar për këtë cështje do të thirret edhe Berisha dhe ish-ministrat e qeverisë së tij.Dëmi sipas tij i shkaktuar është 414 mln euro. Po ashtu do të thirren edhe ish-drejtues të Entit Rregullor të Energjisë.
"Totali i dëmit të shkaktuar konsumatorit dhe financave të KESH sh.a është 414 mln euro ose 57 miliardë 931 milionë e 41 mijë 292 lekë të reja. Duke qenë në në procesin e privatizimit janë përfshirë shumë institucione të pavarura. Është përgjegjësi i e Kuvendit që përmes këtij komisioni të kryejë një hetim të plotë paralmentar për të evidentuar respektin e legjislacionit dhe mbrojtjes së interesave të shtetit shqiptar gjatë procedurës së privatizimit."-tha Balla
Në të u diskutua për privatizimin e OSSH-së, ku sekretar i komisionit është zgjedhur Ulsi Manja ndërkohë që deputetët e opozitës nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhje.