TIRANË- Persona të panjohur sulmuan pasditen e kësaj të marteje, dy të tjerë që po transportonin një sasi prej 180 mijë dollarësh nga një bankë e nivelit të dytë drejt zyrave të një kompanie të këmbimit valuator.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16.10 në rrugën ?Dervish Hima? në daljen e Hotel Sheraton. Autorët dyshohet se kanë qenë tre persona, njëri prej të cilëve që dyshohet se ishte me armë dhe me maskë sulmoi punonjësin e agjencisë së këmbimit, Sajmir Hasanin.
Personi është pikërisht ky që shihni në këto pamje të Report Tv, ndërsa ai sapo kishte marrë paratë nga një bankë e nivelit të dytë, në katin e parë të hotel Sheraton dhe po i drejtohej në këmbë daljes veriore. Ai shoqërohej nga një punonjës sigurie i kompanisë drejt veturës së tyre një Ford Fokus me targa TR 2962 L.
Një nga grabitësit që dyshohet se ishte i armatosur dhe i maskuar me skafandër motoçiklete, u afrua dhe goditi punonjësin e sigurisë së kompanisë dhe më pas kërcënoi punonjësin që transportonte paratë e duke marrë prej tij të gjithë shumën.
Në pak sekonda agresori hipi në një motoçikletë që drejtohej nga një person tjetër, duke u larguar në anën jugore të stadiumit ?Qemal Stafa?.
Dyshimet e policisë janë se agresorët u larguan drejt kodrave të liqenit, apo drejt rrugës së Elbasanit. Veç atyre që kryen grabitjen, policia dyshon se një i tretë mund të ketë ndihmuar agresorët duke mbajtur në vëzhgim lëvizjet e punonjësve të agjencisë së këmbimit valuator.
Dy personat qe u grabiten u shoqëruan nga policia në komisariatin nr.1, ndërsa hetuesit vijuan me marrjen e pamjeve regjistruara nga kamerat e sigurisë.
Sipas të dhënave të para këto të fundit kanë regjistruar gjithë grabitjen por se distanca e largët ku ato janë të vendosura nuk kanë mundur të identifikojnë vendodhjen. Po ashtu fakti se ata kanë qenë me skafandra motoçikelte, pengon identifikimin e mundshëm të tyre.