Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë në prezantimin e projektit rrugor që do të lidhë Skraparin me Përmetin.
Në aktivitetin e zhvilluar në Çorovodë morën pjesë Kryetari i Bashkisë së Skraparit, z. Nesim Spahiu, Kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Selfo Kapllani, Kryetari i Bashkisë së Përmetit, Niko Shupuli, deputetët, Gledion Rehovica dhe Fidel Ylli, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, z. Dashamir Xhika, si dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor.
Duke folur para qytetarëve të pranishëm në këtë prezantim, Kryetari i Kuvendit vlerësoi këtë projekt të rëndësishëm që afron shumë Skraparin dhe Përmetin, duke theksuar se e rëndësishme është qëndrueshmëria e kësaj vepre infrastrukturore dhe kostoja sa më e ulët pa cenuar cilësinë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/meta-projekti-i-rruges-skrapar-permet-mundesi-per-te-rritur-turizmin/