Raporti - Freedom House: Shtypi në Shqipëri pjesërisht i lirë - Ora News-

Ora News Lajme 2016-04-27

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Organizata Freedom House, me seli në Shtetet e Bashkuara, vlerëson se Shqipëria dhe Kosova janë në mesin e vendeve me shtyp pjesërisht të lirë.
Në raportin e kësaj organizate, të publikuar të mërkurën, Kosova radhitet në vendin e 96-të me 49 pikë, ndërsa Shqipëria në vendin e 106-të, me 51 pikë. Klasifikimi bëhet sipas një shkalle nga 0 në 100, ku zero është rezultati më pozitiv, ndërsa 100, rezultati më i keq.
Shqipëria renditet pas Malit të Zi, Serbisë, Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës. Nga vendet e rajonit, vetëm Maqedonia mbetet prapa Shqipërisë.
Një vit më parë Shqipëria dhe Kosova ishin radhitur në vendin e 98-të.
Në mesin e vendeve të Evropës juglindore, Mali i Zi zë vendin e 80-të, ndërsa Serbia vendin e 87-të. Më keq janë radhitur Bosnja në vendin e 104-të dhe Maqedonia në vendin e 136-të.
Maqedonia bashkë me Turqinë, klasifikohen si vende me shtyp jo të lirë dhe renditen të fundit në Evropë

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/freedom-house-shtypi-ne-shqiperi-pjeserisht-i-lire/

Share This Video


Download

  
Report form