Report TV - Botohet libri '42 kryetarët e Bashkisë Tiranë', Veliaj: Fokusohemi tek puna

Report TV 2016-04-27

Views 0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj teksa ka folur sot tek promovimi i librit ?42 kryetarët e Bashkisë së Tiranës? ka thënë se fokusi kryesor i punës së kësaj Bashkie është dhe do të jetë puna.

Teksa ka folur për kryetarët e bashkive në vite, Veliaj ka shtuar se, asnjë kryebashkiak nuk gjykohet nga batutat, por gjykohet nga produkti që ai ka dhënë për Tiranën.
Ndërkohë, librin ai e ka konsideruar si një botim të mirëfilltë për ata që punuan për Tiranën.

?Ky është një botim i mirëfilltë për ata që punuan për Tiranën. Shumë njerëz kanë kontribuuar për Tiranën. Asnjë kryebashkiak nuk gjykohet nga batutat. Kryebashkiakët gjykohen nga produktet. Ti shërbejmë Tiranës me punë dhe apeli që vjen nga ky botim është fokusi tek puna, puna, puna? ka thënë Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS