Papa Françesku shpall dekretin e marterizmit të 38 klerikeve shqiptare të vrarë nga regjimi komunist në periudhën e viteve 1945-1974 . Behet fjale per arqipeshkvin e Durresit Vincenc Prennushi dhe 37 shoket e tij.
Njoftimi është dhënë nga Imzot Angelo Massafra, kreu i Konferencës Ipeshkvnore, i cili shprehet se ekane pritur me kohe kete lajm te mire.
Në audiencen që Papa i ka dhënë kardinalit Amato, Prefekt i Kongregates per Shenjterit, ka autorizuar shpalljen e dekretit per ?martirizimin e Shërbëtorit te Hyjit Vinçenc Prennushi i Urdherit te Freterve te vegjel dhe 37 shoket martire te vrare .ben me dije imzot Massafra.
Konferenca Ipeshkvore Shqiptare, në marrëveshje me Kongregatën për Çështjet e Shenjtërve dhe me Postulacionin e Përgjithshëm të Fretërve Minorë, do të caktojë dhe do të komunikojë vendin dhe datën në të cilën do të zhvillohet Kremtimi solemn i Lumturimit.
38 martirët u dënuan dhe u persekutuan padrejtësisht nga sistemi diktatorial. Ishin ata të cilët me besim në Zot sfiduan ideologjinë komuniste .