Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Papa Françesku firmos zyrtarisht martirizimin e 38 Martirëve të Kishës katolike.
Papa shpall dekretin e martirizimit të 38 martireve të vrarë në 1945-1974.
Njoftimi është dhënë nga Imzot Angelo Massafra, kreu i Konferencës Ipeshkvnore.
Ndërkohë Ora News siguron dhe deklaratën e publikuar nga zyra e shtyptit të Vatikanit që mban datën 26 prill 2016 ku thuhet se Kongregacioni i Cështjeve të Shënjtërimit në Vatikan dekreton martirizimin e Im zot Vincenzo Prenushi Ipeshkop i Durrësit e të 37 meshtarëve të tjerë të vrarë prej vitit 1945 më 1974, në Shqipëri.
Kush ishin martirët shqiptarë të vendosur në këtë proçes? (marre nga Peregrinus.al
Imzot Vinçenc Prennushi: françeskan, ipeshkëv i Durrësit, poet. U burgos e u torturua sepse nuk pranoi ta shkëpuste Kishën shqiptare nga Selia e Shenjtë; dha shpirt me 19 mars 1949 në birucë të burgut, i shtrirë në dheun e lagësht, të ftohtë, këmbëzbathur, si Shën Fraçesku, bir të cilit ishte!
Imzot Frano Gjini: ipeshkëv, martirizimi i të cilit ia kaloi çdo fantazie kriminale njerëzore: i papërkulur para torturave, si nuk pranoi ta shkëpusë Kishën nga Papa, u dënua me vdekje e u pushkatua më 11 mars 1948.
Imzot Jul Bonati: meshtari i madh intelektual, si u mbyll, për torturë, në çmendinë e si provoi tmerre të padëgjuara në qeli të ndryshme të sigurimit famëkeq, nga Vlora në Durrës, vdiq në burgun e Durrësit, pranë Imzot Prennushit, i cili i jepte shûjtën për shtegtimin e mbram: Vojimin Shenjt.
Dom Alfons Tracki: prifti gjerman, më shqiptar se shqiptarët, bir i Breslaut, u torturua dhe u pushkatua më 25 qershor 1946, në moshën 50 vjeçe.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/papa-firmos-zyrtarisht-martirizimin-e-38-martireve-te-kishes-katolike/