Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti Demokristjan Nard Ndoka ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje sesi po funksionon Kuvendi. Ai tregoi sesi disa deputetë të mazhorancës i kishin thënë që të mos shkonte në Kuvend, sepse seanca do të mbyllej shumë shpejt për shkak se mungon opozita.
Nard Ndoka: Kur po vija në Parlament takoj 4-5 kolegë të mazhorancës, kuptohet nga kasa e vjetër dhe me thanë: ?Pse vjen në Parlament sepse Parlamenti nuk zgjat, do të kemi maksimumi një orë punë dhe do ta mbyllim?. Vërtet ndiheni komodë të nderuar deputetë të mazhorancës. Vërtet ju duket një risi një gjë e tillë. E keni provuar 40 vjet pa opozitë, e përmbysëm atë sistem. Sot pas 25 viteve përsëri ju ndjeheni komod se opozita nuk është në Parlament. Ndihet komod Ahmetaj se akoma dhe realisht nuk është krijuar ideja ku është që flet për opozitën dhe e shigjeton në mungesë të saj duke folur me veten duke e quajtur liderin e opozitës menaxhues. Mendoj se nuk është kjo fryma që duhet të jetë në Parlament. Zonja drejtuese e seancës, do t?ju lutesha që t?ja përcillnit edhe Metës dhe në Konferencës së Kryetarëve që ju e keni kthyer Kuvendi në një arenë kacafytjesh dhe jo debatesh dhe kjo sepse është ndryshuar rregullorja.
Nard Ndoka ka qenë kundër dënimit të ish-kryeministrit Sali Berisha me 10 ditë përjashtim nga Parlamenti. Ai tha se propzimi i Berishës është një nismë ligjore që e ka të drejtë çdo deputet.
Ndoka: Unë personakisht nuk mbahem një njeri që i bëj furce, nuk i kam berë berishës jo më këtë që është sot. Por ama kur dikush ka të vërtetë unëdua të jem me të vërtetën. Unë e kam kritikuar ballasi Berishën, por edhe e kam mbështetur kur ka pasur të drejtë dhe do ta bëj këtë në cdo moment. Është hera e parë që diskutoi për një nismë ligjore. Nismë e cila nuk kishte premis që ta përjashtojë nga Kuvendit. Mund të ketë bërë edhe sjellje më të rënda se ajo. Nuk e di a keni dijeni, pro edhe parlamenti Italian ka në diskutim e sipër një një projekt ligj të tillë për mbrotjen e ligjhëruar. Pra nuk është një rast i shkëputur por është një rast unikal që ndodh në disa vende të BE ka ndodhur në SHBA, pra nuk është një hata e madhe kur një deputet bën një nismë të tillë. Keni gabuar të nderuar deputetë, habitem edhe me gabimin e zotit Meta i cili tregon një lloj tolerance pavarësisht se e ka artificiale, por të paktën kur merr pjesë në një vendimmarje politike duhet të tregohet i vëmendshëm, tolerant dhe të bojkotonte votimin apo atë moment kur ai kishte mundësi që mos bëhej pjesë e një gafë që i ka shkaktuar parlemtarizmit disa ditë pa opozitë, duke e ndëshkuar pa të drejtë ish-kryeministrin dhe ish-presidentin për një nismë ligjore.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pse-vjen-ne-parlament-nje-ore-pune-kemi-sot-ja-rrefimi-i-nard-ndokes/