Report TV - 21 janari, Braçe: Gjyqtarët e korruptuar mbyllën dosjen

Report TV 2016-04-28

Views 1

Deputeti i partisë Socialiste Eriuon Brace ka deklaruar sot në Parlament se, dosjen e 21 janarit e kanë mbyllur gjyqtarët e korruptuar të cilët e kanë konsideruar vrasjen e 4 qytetarëve si ?Vrasje pa dashje?.

Braçe ka shtuar se, ky vendim ishte i turpshëm dhe se legjitimon shkrirjen e disa gjykatave në vend, pasi ato nuk kanë dhënë drejtësi.

?Është vendimi që e përmbyll një kalvar të gjat shqyrtimi.Gjykim nuk është bërë. Ishte vrasje shtetërore. Ata gjyqtarët nuk janë as të lartë e as të ulët. Nuk mund ta pranoj që këto gjyqtarë të korruptuar të imponojnë vendimin e tyre përmes të cilit thonë se 4 qytetarët u vranë padashje. Nëse ka një fakt që legjitimon shkrirjen e gjykatave, është ky vendim. Është e turpshme që të jenë vrarë 4 njerëz e për dy prej tyre nuk dihet vrasësi. Për Aleks Nikën dhe Hekuran Dedën. Kjo çështje legjitimon shkrirjen e gjykatave? ka thënë Braçe.

Ai i ka bërë thirrje Partisë Demokratike që të kthehet në Parlament dhe të miratojë Reformën në Drejtësi.

Share This Video


Download

  
Report form