37% e ish-ushtarakëve do të përfitojnë nga ligji i për faljen e detyrimeve të ish-ushtarakëve në skemën e pensioneve suplementare.
Kështu ka deklaruar sot Ministri i Mirëqënies Sociale e Rinisë, Blendi Klosi i cili ka shtuar se ish ushtarakëve iu falen 13 miliard lekë, ose 20% e vlerës së pensionit të cilin e paguanin më parë në Institutin e Sigurimeve Shoqërore.
?Nga sot falen borxhet për të gjithë ish-ushtarakët. Falja e detyrimeve për ish ushtarakët është projektligj që vjen në përputhje me një premtim elektoral të ?Alenacës për Shqipërinë Europiane?. Ky projektligj ka efekt 13 miliard lekë. I jep zgjidhje problematikës shumëvjeçare. Atyre iu ndalën 20% të pensionit si pasojë e këtyre debive? tha Klosi.
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli teksa ka folur në Parlament për ligjin e faljes së debive nga ish ushtarakët, ka thënë se nga kjo falje do të poërfitojnë 6738 persona dhe se falja e debive është zgjidhja e duhur e një problematike shumëvjeçare.
Ajo tha se, me miratimin e këtij projektligji qeveria tregon angazhimin e e saj ndaj ëksaj kategorie.
?Qeveria ka marrë angazhim për këtë kategori dhe zgjidhjen e problemeve të tyre. Ky ligj është ndryshuar plot katër herë. Ligji i jep zgjidhje problematikës shumëvjeçare dhe 6738 ushtarakë përfitojnë nga kjo falje e debive. Ligji për faljen e detyrimeve është zgjidhja e duhur. Ky ligj është kontestuar në vazhdimësi. Detyrimet ishin të papërballueshme nga familjet e ish ushtarakëve? tha Kodheli.