Report TV - Arrestimi i Frrokut, SHISH i tha Berishës dy ditë para qeverisë

Report TV 2016-04-29

Views 0

Sali Berisha, falë kontrollit të Shërbimit Informativ Shtetëror, si të ishte një departament i PD, është një hap para Interpolit, Ministrisë së Brendshme, policisë, qeverisë dhe Presidentit të Republikës, sa i takon informacionit.

Deputeti Arben Cuko i ftuar në emisionin 45 Minuta te gazetarit Denis Minga shprehu shqetësimin se Shish Kontrollohet nge Sali Berisha.

Arrestimi i Arben Frrokut në Holandë, ka ngritur edhe një herë pikëpyetje dhe dyshime të forta mbi rolin e institucionit kryesor të sekreteve në Shqipëri, degët e ligjshme të ndarjes së informacionit dhe raportit me Sali Berishën.

Sipas ligjit, SHISH e ndan informacionin fillimisht me Presidentin dhe shefin e qeverisë, por me sa duket, për SHISH, president, kryeministër, prokurori dhe polici janë një, që është Sali Berisha. Jo rastësisht, ish-kryeministri Sali Berisha i ka paraprirë 48 orë përpara lajmit për arrestimin e Arben Frrokut, i dënuar nga Gjykata e Apelit me burgim të përjetshëm. Ditën e martë, në një televizion, Sali Berisha deklaroi se Arben Frroku ishte ndaluar në Holandë. Shumëkush e pandehu këtë deklaratë si mufkë dhe diversion të radhës.

Share This Video


Download

  
Report form