Rama: Ndërmarrjet e Ujit s’janë lopë për t’u mjelë. Financimi do varet nga rezultatet- Ora News

Ora News Lajme 2016-04-29

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama tha se Ndërmarrjet e Ujit nuk janë lopë për t?u mjelë nga korrupsioni. Në fazën e dytë të reformës së ujit, Kryeministri Rama i bëri të qartë bashkive se financimi për sektorin e ujitjes dhe kanalizimeve do të varet nga rezultatet.
Rama tha se janë rritur kompetencat për bashkitë vendore, dhe kjo shoqërohet edhe me financime. Kryeministri deklaroi se mbështetja e qeverisë për bashkitë ka qenë më e madhja në këto 25 vite përsa i përket paketës financiare të ujitjes dhe kullimit.
Rama: Dhënia e qartë e kompetences tek bashkitë, duke i dhënë fund atyre mbiovendosjes me shoqata uji dhe historiara uji është hapi i parë, por qoiftë në sekotrin e ujitjes së ujit dhe kullimit dhe qoftë në ujin e pijshëm këto janë ndërmarrje dhe duhet të funksionojnë si ndërmarrje me të njëjtat kritere dhe me të njëjtën efektshmëri. Këto nuk janë lopë për tu mjelë nga korrupsioni. Janë ndërmarrje që kërkojnë burime njerëzore të kualifikuara, që kërkojnë një funksionim financiar të rregulllt që do të vlerësohen në bazë të rezultateve.
Duke u ndalur tek borxhet, Rama tha se duhet të ulen në maksimum borxhet. Ndërsa për borxhet e reja tha kryeministri përgjegjësi do të kenë bashkitë dhe ndërmarrjet e ujit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-ndermarrjet-e-ujit-nuk-jane-lope-per-tu-mjele-nga-korrupsioni/

Share This Video


Download

  
Report form