Report TV - Çela: Ulen humbjet në rrjet, për herë të parë kemi rënie të konsumit

Report TV 2016-04-29

Views 0

Humbjet në rrjet kanë rënë në nivelin 31%, dukes sjellë si pasojë që për herë të pare që nga viti 2007 të shënohet tendencë rënëse në konsumin e energjisë.

Administratori i OSHEE Ardian Çela ka bërë publik treguesit e 3 mujorit të parë të 2016, duke theksuar se niveli i arkëtimeve pa llogaritur kamatvonesat në vitin 2015 është rritur në 87 përqind.

Tregues të tillë kanë bërë të mundur që të rriten investimet për përmirësimin e rrjetit, të cilat do arrijnë në 9.2 miliardë lekë.

Lidhur me akuzat për mbifaturime, Çela thotë se në rang vendi kanë qenë rreth 38 mijë ankesa prej të cilave 17 mijë i përkasin viteve 2007-2013. Gjatë tre mujorit të parë të 2016 numri i ankesave është 8300 ose 50 për qind më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Share This Video


Download

  
Report form