Report TV - Ortodoksët festojnë sot Pashkën Janullatos: Dalje nga dëshpërimi

Report TV 2016-04-30

Views 2

Mbrëmja e së shtunës dhe e diela e 1 majit është festë për besimtarët ortodoksë. Është Festa e Pashkëve Ortodokse.Pashka është mbi të gjitha një përvjetor që feston jetën dhe triumfin e saj mbi vdekjen.

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë,Janullatos duke uruar të gjithë besimtarët për këtë festë ka theksuar se ajo simbolizon dalje nga dëshpërimi për shkak të varfërisë, dalje nga dëshpërimi që akumulon hidhërimi i padrejtësisë, i shpifjes, dalje nga zhgënjimi që shkaktojnë gabimet, rëniet, mëkatet tona

Ja përse simboli i kësaj ngjarjeje janë vezët, emblema të pjellorisë dhe të ciklit të jetës.Tradita e vezëve të kuqe ka origjinë të lashtë dhe është dokumentuar në epokën e Perandorisë romake, kur fshatarët paganë fusnin nën tokë një vezë të lyer me të kuqe për të marrë me të mirë perënditë për bollëk të të korrave.

Share This Video


Download

  
Report form