Report TV - Basha vijon takimet me banorët në Vorë, shpalos platformën e PD

Report TV 2016-04-30

Views 0

Kryetari i PD-së, ka vijuar turin e takimeve me qytetarët. Së fundmi Basha ka qenë me banorët e fshatrave të Vorës, ku shpalosi platformën qeverisëse të PD-së. Gjatë bashkëbisedimit, ata denoncuan disa tentative për blerjen e votës në procesin e fundit zgjedhor.

Basha vijon të shpalosë para qytetarëve platformën qeverisë së të PD, në themel të së cilës është ulja e taksave, e çmimit të energjisë dhe mbështetja për biznesin. Kryetari Basha u ndal në një takim me banorë dhe tregtarë të Vorës dhe të Marikajt.

Gjatë bashkëbisedimit banorët kanë denoncuar politikat që po i rëndojnë ata ndërsa nuk munguan edhe raste kur është tentuar tu blihet vota apo edhe me vështirësi për të përballuar çmimet e ilaçeve.

Në takimin me fermerët e Marqinetit, Prezë, Domje, kryetari i Partisë Demokratike i njohu me disa nga pikat e programit për bujqwsinë. Investimet në infrastrukturë dhe mbeshtetja e drejtëpërdrejtë me subvencione, janë dy shtyllat e mbështetjes buxhetore të bujqësisë. Basha u angazhuar që për personat në nevojë ekonomike do kenë vëmendje të veçantë nga qeveria e Partisë Demokratike, i cili prezantoi disa nga pikat e programit për të mbështetur familjet në nevojë.

Share This Video


Download

  
Report form