Partia Demokratike vijon akuzat në distancë me kompaninë e shpërndarjse së energjisë OSHEE. Me anë të disa dokumenteve PD thekson se OSHEE me mbifaturimet e qytetarëve merr lekët dhe ia jep një koncesionari makinash, Tirana Auto, për këtë vit.
"60 mijë euro OSHEE ia ka dhënë një koncesionari makinash, Tirana Auto, për këtë vit. I duhen bandës makina luksi për të marrë dhe qindarkën e fundit të shqiptarëve.Ndërkohë që po tek ky operator kanë marrë dhe vitin që shkoi makina me qira, 68 milionë lekë. Vazhdon trainimi i punonjësve, ku 670 milionë lekë i jepen të vetmit operator në garë, për 6 muaj punë. Mbi 100 milionë lekë në muaj, për trainim, për letra."shprehet PD