Kreu i Federatës Europiane të Bankave: Ekonomia shqiptare po transformohet - Ora News

Ora News Lajme 2016-04-30

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kriza financiare e vitit 2008 në Evropë është shoqëruar me masa të forta që janë marrë për sistemin bankar për të siguruar mbrojtje, por edhe për të parandaluar ngjarje të tilla, që disa vite më parë tronditën ekonominë botërore. Në një intervistë eskluzive për televizionin Ora News, Drejtori Ekzekutiv i Federatës Europiane të Bankave, Wim Mijs shpjegon gjendjen aktuale të bankave evropiane dhe si e sheh ekonominë dhe sistemin bankar shqiptar.
Pas krizës financiare të vitit 2008, sektori bankar në Evropë ka pësuar ndryshime të forta. Në hotelin Xheko Imperial, Drejtori Ekzekutiv i Federatës Europiane të Bankave, Wim Mijs në një intervistë eskluzive për televizionin Ora News shpjegon masat që janë marrë për të parandaluar kriza të ngjashme si ajo e disa viteve më parë, që tronditi jo vetëm sistemin financiar, por të gjithë ekonominë botërore.
Mijs: Pas krizës së 2008 kanë ndodhur shumë gjëra. Kemi krijuar një këndvështrim të rrimë mbi bankat dhe kemi konstatuar se ato duhet të kenë më shumë kapital, që të jenë më të sigurta. Në eurozonë, ne kemi bashkim bankar dhe janë marrë masat që të ketë një mbikeqyrje më të mirë dhe parandalim ndaj situatave. Masa janë marre edhe në drejtim të depozitave. Shume gjëra kanë ndryshuar dhe ne po i shohim efektet pasi me zhvillimin e ekonomisë edhe bankat janë bërë me fleksible në reagim.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/kreu-i-federates-europiane-te-bankave-ekonomia-shqiptare-po-transformohet/

Share This Video


Download

  
Report form