Policia përfshin në hetime si të dyshuara në skemë abuzuese në fushën e hidrokarbureve edhe kompani të tjera, mes tyre spikat kompania ?Everest Oil?. Në qershor 2014, kuotat kontrolluese të kompanisë, sipas policisë rezultojnë të blera për një shumë modeste prej 10 mijë dollarësh nga ish-drejtori i KESH, ish-zëvendesministri i Ekonomisë dhe ish-kandidati për kryetarë i Bashkisë së Tiranës, Gjergji Bojaxhi, i cili ka qënë administrator i kompanisë që prej themelimit të saj.