http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka rezultuar fatal udhëtimi per tre vëllezër dhe nje te afërmin e tyre qe ktheheshin nga puna. Nje aksident tragjik ka lëne te vdekur ne vend dy persona, ndërsa janë plagosur dy te tjere. Ngjarja ndodhi rreth orës 13 e 30 minuta ne aksin Burrel-Milot kur makina ra nga një lartësi prej disa metrash dhe përfundoi ne liqenin e Shkopetit. Mjeti i tipit benz humbi kontrollin sapo doli nga tuneli i Shkopetit. Ai është rrokullisur ne liqen dhe është përplasur me shkëmbinjtë fare pranë bregut. Per pasoje Afrim Rexhepi dhe Fitim Nelku kane humbur jetën, ndërsa dy vëllezërit e tjerë Ajet dhe Artan Rexhepi kane marre plage te renda. Forcat e policisë te Burrelit, Lezhës e Laçit, si dhe shërbimi zjarrfikës mbërritën ne vendin e ngjarjes dhe pas me shume se nje ore kane beret te mundur nxjerrjen e dy trupave te pajete. Ndërsa te plagosurit u transportuan me urgjence ne spital dhe mësohet se kane dëmtime serioze, por e kane kaluar fazën e rrezikut për jetën. Viktimat dhe te plagosurit banonin ne fshatin Sukth te Dibrës dhe sipas burimeve zyrtare te policisë po ktheheshin nga Shupenza ku punonin ne ndërtimin e nje hidrocentrali. Shkaqet e daljes se mjetit nga rruga janë ende te paqarta, por ekspertet dyshojnë se behet fjale per një manovrim te gabuar nga ana e drejtuesit te mjetit.