Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, 1 maji, është pritur më protesta në Kukës e Shkodër në vendin tonë, ndërsa në Tiranë për qytetarët ajo është konsideruar një ditë pushimi normale edhe pse duhet të ishte ditë proteste për të kërkuar të drejtat e tyre.Në kryeqytet, qytetarët u shprehën se është mosorganizimi ajo që i pengon ata të mos dalin në protesta për të kërkuar të drejtat e tyre.
1 maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve sjell dy panorama të kunderta në vendin tone, protesta dhe piknik.
Protesta u shënuan në qytetin e Kukësit dhe Shkodrës.
Në Kukës kanë dalë në protestë 32 sanitaret e spitalit rajonal të qytetit, të cilat pak ditë më parë u pushuan.
Në protestën përpara spitalit ato kërkuan rishikimin e vendimit të marrë nga ana e Ministrisësë Shëndetësisë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kukes-shkoder-protesta-per-pune-kryeqyteti-pushim-kujtohen-vetem-ithtaret-e-enverit/