Muzika xhaz dhe stili i te jetuarit xhaz nuk i përket vetëm së shkuarës. Vajza të veshura me fustane e funde me thekë, me vargje perlash, me kordele e dantella në kokë me grimin e errët dhe flokë të shkurtra dhe djem me xhaketë dopiopetë, pantallona të gjata teritali, tiranda e këpucë llustrafin, janë rikthyer pas në kohë në një udhëtim me tren dhe bicikletë nga Tirana në Shkodër për të kremtuar Ditën Ndërkombëtare të Xhazit. Në këtë udhëtim ka qenë dhe gazetarja Aida Tuci bashkë me operatorin Andi Haxhihyseni...