Report TV - PD: Kompania mike e Rama-Ahmetaj ka marrë 11 mld lekë nga tenderat

Report TV 2016-05-02

Views 1

Ina Zhupa, zëdhënësja e Partisë Demokratike deklaroi sot se kompania Kronos, që rezulton fituese e disa tenderave nga OSHEE, është kompania e preferuar e kryeministrit Edi Rama.

Kjo kompani që ka fituar të paktën 11 miliardë lekë nga tenderat, ?njihet mirë se ka dhe miqësi të veçantë me ministrin e avionëve privatë, Arben Ahmetajn?, tha Zhupa.

Sipas PD-së, ?në pjesën më të madhe të rasteve (tenderave), klienti i Rama-Ahmetajt është ofertues i vetëm. Pra nuk ka garë, është gjithçka e fiksuar, çmimi është fiksuar, malli është fiksuar, fituesi është paracaktuar?, shtoi ajo.

?Të gjithë milionat për xhepat e Edi Ramës dhe oligarkëve të tij. Kjo është qeverisja e korruptuar e Edi Ramës. Kjo është arsyeja se pse zhyten në mjerim qytetarët, teksa rritet pasuria dhe luksi i kryeministrit dhe oligarkëve të tij?, përfundoi Zhupa.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS