http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pasi përshëndeti arrestimin e gjyqtarit Ibrahim Hoxha dhe kërkoi shkarkimin e tij ne KLD, ministri i drejtësisë u beri thirrje qytetareve se për te tilla raste korrupsioni, ata t?i denoncojnë direkt në zyrën e prokurorit. Në analizën vjetore të Gjykatës Administrative, ministri i drejtësisë tha se vetëm ne ketë mënyre hetimi mund të jete i suksesshëm. Manjani kritikoi dhe punën e Gjykatës Administrative. Sipas tij janë rreth 14 mijë dosje që presin dhe se duhet të gjykohen shpejt e me vendime të drejta jo gjithmonë në favor të qeverisë.?Vendimet e drejta janë mënyra e vetme për të korrektuar qeverinë. Të korrektosh qeverinë është një gjë dhe të krijosh qeveri paralele është gjë tjetër. Në disa gjyqe, gjykatat marrin kompetencat e qeverisë. Kultura e gjykimit administrativ është relativisht e re dhe ju takon juve ta formësoni, të krijoni një model të gjykimit administrativ?.Në përfundim ministri i drejtësisë u kërkoi gjyqtarëve të distancohen nga raste, si ai i Ibrahim Hoxhës.