Meta: Vota e LSI pro reformës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-05-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak orë para se Komisioni për Reformën në Drejtësi të nisë diskutimin mbi draftin për ndryshimet kushtetuese, ambasadori amerikan Donal Lu dhe diplomatja e BE-së Romana Vlahutin, takuan kreun e Kuvendit Ilir Meta. Kryeparlamentari i garantoi votën e grupit parlamentar të LSI-së për miratimin e paketës pa asnjë vonesë. Votën e deputetëve të tij pro reformës, Meta e ka theksuar edhe gjatë një aktiviteti mbi ndryshimet ne drejtësi. Por meta tërhoqi vëmendjen se politika nuk duhet te shtyje pafund miratimin e paketës se ndryshimeve kushtetuese. Deklarimet e Metës vijnë në kohën kur dy ambasadorët më të rëndësishëm në Tiranë, Lu e Vlahutin, mbyllën një tur takimesh edhe me Bashën e Berishën, për të finalizuar sa më parë reformën.

Share This Video


Download

  
Report form