Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetarët e degëve të Partisë Demokratike të cilat shkuan në zgjedhje të parakohshme, e cilësojnë vendimin e Kryesisë për këtë proçes si anti-stautor dhe të motivuar nga segmente brenda partisë. Por përkundër pretendimeve të Kryetarëve në largim, burime pranë selisë blu theksuan se statuti i partisë ngarkon Kryesinë të shkrijë apo të formojë degët, duke rrëzuar pretendimet e zyrtarëve lokalë të partisë.
Vendimi i Kryesisë së Partisë Demokratike për të dërguar në zgjedhje të parakohshme rreth 21 degë aktuale për shkak të performacës së dobët në zgjedhjet vendore të 2015, solli pakënaqësi tek drejtuesit, për të cilët kupola drejtuese mendon se duhen t?ia lënë vendin të tjerëve.
Vendimin ata e cilësuan të motivuar nga klane dhe kulisa brenda Partisë Demokratike, ndërsa pretenduan për shkelje statutore.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kryetaret-ne-largim-vendimi-antistatutor-pd-vendimi-atribut-i-kryesise/