Një aksident me një të vdekur dhe një të plagosur është shënuar pasditen e së mërkurës në aksin rrugor Radhimë-Orikum.
Të dhënat e para flasin se automjeti tip Nissan me targë AA 935 NL ka rrëshqitur nga rruga duke u përplasur më një tjetër automjet.
Shkak i kasidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën ka qenë duke udhëtuar automjeti dhe humbja e kontrollit nga shoferi i tij.
Dyshohet se i vdekur ka mbetur Shpëtim Abazi rreth 50-vjeç oficer policie.