http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për kryetarin e Kuvendit reforma në sistemin e drejtësisë konsiderohet e kryer. Pas prezantimit të draftit të ekspertëve ndërkombëtarë për ndryshimet kushtetuese, Ilir Meta mendon se tashmë nuk mbetet gjë tjetër vetëm miratimi në seancë plenare.?Për mendimin tim, por besoj edhe për mendimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, apo më saktë, të grupit të saj parlamentar, nga dita e djeshme, reforma në drejtësi ka përfunduar. Themi se ka përfunduar, pasi kjo ka qenë ajo që ne kemi pritur. Kemi pritur fjalën përfundimtare të Komisionit të Venecias, që u dha përpara dy muajsh dhe kemi pritur fjalën përfundimtare të ekspertëve të EURALIUS-it dhe të OPDAT-it për disa çështje, që nuk ishin shteruar në mënyrë të plotë nga Komisioni i Venecias apo që përbënin diferenca midis palëve. Kështu që nga dita e djeshme, me dorëzimin e opinioneve përfundimtar edhe të ekspertëve të EURALIUS-it dhe të OPDAT-it, besoj se gjithçka ka përfunduar dhe grupi parlamentar i LSI-së, është bërë gati për ta votuar këtë variant dhe këtë reformë nga dje, jo nga sot, aq më tepër nga e hëna?.Kryeparlamentari thotë se gjithmonë i ka qëndruar bindjes se reforma duhet të ishte gjithëpërfshirëse. Ai theksoi se ka nuk paragjykon qëndrimin e opozitës, mori disa ditë kohë për të shqyrtuar draftin.?Natyrisht është e drejta e opozitës të kërkojë disa ditë më shumë, por unë nuk kam asnjë arsye që të paragjykoj dhe të vë në diskutim vullnetin e tyre për të mbështetur këtë reformë pasi ata kanë thënë që do ta votojnë këtë reformë. Megjithatë, unë mund të them edhe një herë tjetër që për grupin parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim votimi ka filluar që nga dje dhe në çdo moment do të kërkohet votimi, votat tona do të jenë për këtë variant përfundimtar të draftit të paketës kushtetuese që mbështetet nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT?.I pyetur mbi procedurat e nisura nga Presidenti i Republikës për plotësimin e dy vendeve vakante në Gjykatën Kushtetute, Meta tha se prioritet kryesor mbetet votimi i ndryshimeve kushtetuese, e më pas çdo çështje tjetër është e diskutueshme dhe duhet parë në këtë aspekt.