Drafti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, nëse miratohet dhe zbatohet plotësisht, shemb në një kohë të shpejtë sistemin e drejtësisë në Shqipëri, duke përmbushur kësisoj një pritshmëri të madhe dhe të hershme të shqiptarëve. Parashikimet e draftit të ri kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me fatin e rreth 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve aktualë. Tre janë pikat më të rëndësishme, të cilat diktojnë spastrimin e sistemit nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, të inkriminuar dhe të paaftë profesionalisht. Konkretisht, të gjithë njerëzit e drejtësisë do t?i nënshtrohen një verifikimi të trefishtë, për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin dhe aftësitë profesionale. Në çdo rast, gjyqtarët dhe prokurorët do të kenë barrë e provës, ndërsa do të shkarkohen automatikisht. Drafti i ri i jep ILDKP një peshë dhe rëndësi të madhe. ILDKP, përpos kontrollit të pasurive, i rekomandon komisionit masa disiplinore për gjyqtarët.