Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadorja e BE në vendin tonë, Romana Vlahutin, e zhgënjyer nga politika aktuale, veçanërisht për reformën në drejtësi, ka kthyer sytë nga rinia shqiptare për ndryshimin e realitetit.
Duke folur në forumin ?Të rinjtë dhe Europa? në kuadër të Ditës së Europës, diplomatja e BE u bëri thirrje të rinjve që të përfshihen në vendimarrje për të përmirësuar të ardhmen.
Vlahutin: Reforma në drejtësi duhet të bëhet sipas standardeve të BE-së. Drejtësia është e rëndësishme për Shqipërinë sepse do të ndryshojë gjithçka në këtë vend.Shqipëria duhet të zbatojë rregullat për t?iu bashkuar BE-së. Një çështje e rëndësishme është dialogu. Këtu ka mungesë dialogu. Dialogu i?u bën të përfshiheni në vendimmarrje. Keni më shumë pushtet sesa mendoni?.
Të njëjtin besim tek rinia shprehu edhe Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, e cila i konsideroi ata, Ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në BE.
Gjosha: ?Rinia janë Ambasadorët më të mirë të vendit dhe zhvillimit të tij. Pa të rinjtë, nuk shkojmë dot në BE . Reforma në drejtësi do ti hapë rrugë integrimit dhe besimit tek sistemi i drejtësisë. Jemi shumë pranë çeljes ë negociatave si dhe shumë pranë miratimit të reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi do të kalojë shumë shpejt?.
Gjatë forumit, të rinjtë pyetën Ministren Gjosha dhe Ambasadoren Vlahutin për përfitimet e BE-së nga anëtarësimi i Shqipërisë si dhe njohjes së diplomave shqiptare në vendet e BE-së.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ambasadorja-vlahutin-reforma-ne-drejtesi-do-te-ndryshoje-gjithcka-ne-shqiperi/