Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas mjekut Redjan Rrahja, Gjykata ka lënë në bug edhe efektivin Alban Trimi të akuzuar se ka kryer veprime që pengojnë zbardhjen e së vertetës ne vrasjen e ndodhur te lokal ?De Niro? të dy këta persona kanë qenë në një tavolinë me viktimën në momentin kur ndodhi vrasja dhe kanë marrë sendet personale te tij. Sipas Prokurorisë urdhër-ndalimi për Trimin është ekzekutuar nga policia dy ditë me vonesë.
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg ish-shefin e antidrogës së kryeqytetit Alban Trimi aktualisht oficer policie në komisariatin 5, i akuzuar për kryerje te veprimeve që pengojnë zbardhje e të vërtetës.
Akuza ka lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës së 1 majit në zonën e ish-Bllokut në lokal ?De Niro? ku mbeti i vrarë Elton Çiça.
Sipas Prokurorisë, Trimi, i cili ka qënë në një tavolinë me viktimën në momentin kur ndodhi ngjarja, ka larguar pistoletën dhe celularin e tij.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/polici-mohon-se-fshehu-armen-e-cicos-prokuroria-i-tregon-pamjet-lihet-ne-burg/