Durrës, sekuestrohen 5. 5 kg heroinë në port, destinacion Italia-Ora News- Lajmi i fundit-

Ora News Lajme 2016-05-08

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një sasi prej 5. 5 kg drogë e dyshuar heroinë është gjetur e fshehur në një furgon me pasagjerë me destinacion Italinë.
Droga u gjet gjatë kontrollit të furgonit tip Benz me targa AA 517 DD(pasagjerësh) në pikën e kontrollit të automjeteve në vijën e dytë, në Portin e Durrësit mbrëmjen e 7 Majit 2016.
Makina kishte drejtues shtetasin Lorand Dhëmbi, 46 vjeç, banues në Tiranë dhe shoferin tjetër Bledar Çapani,49 vjeç, banues në Tiranë, të cilat janë arrestuar në flagrancë.
Furgoni me pesë pasagjerë ishte nisur nga Tirana me destinacion Italinë. Operacioni u krye nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve e policisë së Durrësit.
Dy të arrestuarit janë marrë në pyetje por burimet nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se ata kanë mohuar të kenë pasur dijeni për lëndën narkotike.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/sekuestrohen-5-5-kg-heroine-ne-port-destinacion-italia/

Share This Video


Download

  
Report form