Ndriçimi publik në Tiranë-Durrës me koncesion - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-05-08

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kompania daneze ?HeSaLight? A/S, ka sjellë një propozim të pakërkuar pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, për të marrë me koncesion ndriçimin publik në Bashkinë e Tiranës dhe të Durrësit. Në datën 27 prill, Këshilli i Ministrave ka ngarkuar tre autoritetet kontraktore: pushtetin vendor në Tiranë dhe Durrës dhe Ministrinë e Energjisë, që të fillojnë shqyrtimin e kërkesës për Partneritet Publik Privat. Përfshirja e dy bashkive si autoritete përgjegjëse ka ardhur menjëherë pas ankimit që ka bërë Ministria e Drejtësisë se ekzekutivi po merr kompetencat e bashkive. Përcaktimin e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, Bashkisë Tiranë dhe Bashkisë Durrës, si autoritete kontraktore, për të marrë në shqyrtim projektin e koncesionit/partneritetit publik privat, të identifikuar dhe të propozuar nga shoqëria ?HeSaLight? A/S, për sistemin e ndriçimit të Bashkisë Tiranë dhe të Bashkisë Durrës, në kuadër të programit të eficiencës së energjisë.Ministri Damian Gjiknuri në datën 21 prill tha se po shihej mundësia për të dhënë ndriçimin publik me Partneritet Publik Privat.Ndriçimi publik është një fushë e re e cila mund të sjellë kursime shumë të mëdha nga pikëpamja financiare për energjinë e harxhuar. Pra, duke përdorur metodat e reja, llampa të reja apo burime të tjera alternative, të cilat e ulin shumë konsumin publik. Po i shikojmë të gjitha mundësitë me partneritet qoftë edhe privat, por qoftë edhe bashkëpunim bilateral me vende të ndryshme që edhe këtu të bëjmë një model të caktuar ekonomik, i cili mund të zbatohet për gjithë ndriçimin publik.Në fund të vitit 2014-të qeveria shtoi në ligjin për koncesionet edhe një pikë tjetër për fushat se ku mund të jepeshin partneritetet me privatin duke vendosur edhe ndriçimin publik në territorin e njësive vendore. Ndryshe nga më parë, me ligjin e ri kompania e cila bën projektin për koncesionin e pakërkuar merr deri në 10% të pikëve nëse hapet një garë ndërkombëtare.

Share This Video


Download

  
Report form