Report TV - Vrasja e biznesmenit në Durrës dyshimet: Borxhet e pashlyera

Report TV 2016-05-09

Views 1

Detaje të reja zbardh policia një ditë pas ekzekutimit të biznesmenit Shpëtim Shala në Durrës. Shqiptarja.com mëson se uniformat blu po përqendrohen edhe në një pistë tjetër hetimore, përvec trafikut të narkotikëve.

38-vjeçari Shpëtim Shala mësohet se disa ditë më parë kishte pasur një konflikt për gërvishtjen e makinës. Policia po përqendrohet gjithashtu edhe në një pistë tjetër që ka të bëjë me mosshlyerjen e borxheve.

Shpëtim Shala sipas burimeve policore luante bixhoz, dhe nuk përjashtohet ekzekutimi i tij për borxhe. Kohët e fundit mësohet se ai nuk kishte ndonjë aktivitet tregtar por
në mënyrë të vazhdueshme, Shala merrte objekte me qira, si bilardo, lokale, por edhe plazhe private. Policia ka shoqëruar gjatë pasdites së djeshme dhe gjatë natës dhjetëra persona, të cilët pasi janë marrë në pyetje janë lënë të lirë.

Shala babai i tre vajzave u ekzekutua me 6 plumba në kokë mbrëmjen e së djelës dhe u gjend pa jetë në automjetin e tij. Ngjarja ka ndodhur në një zonë të populluar të plazhit të Durrësit, ku fare pranë ndodhet edhe shtëpia e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Sipas Policisë, krimi është kryer me anë të një arme "scorpions" me silenciator, ndërsa autorët mendohet të kenë qenë vrasës profesionistë.

Ka qenë autopsia mjekoligjore që ka evidentuar se viktima është qëlluar me 6 plumba në kokë të cilët i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur 10 gëzhoja të armës "scorpions", ndërsa 6 predha kanë përfunduar në kafkën e 38 vjeçarit.

Share This Video


Download

  
Report form