Panairi Kombëtar i Librit ?Fieri 2016? ka prezantuar rreth 6 mijë tituj librash. Duke nisur që nga e premtja për tre ditë me radhë në qytetin e Fierit morën pjesë rreth 100 shtëpi botuese me vepra të autorëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe trevat e tjera shqipfolëse.
Panairi i Fierit në edicionin e tretë të tij ka zgjeruar kalendarin e veprimtarive me diskutime për autorët që kishin përvjetore si Shekspiri, Servantesi dhe autorët e njohur shqiptarë. Një konferencë shkencore u mbajt për krijimtarinë e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli dhe një tjetër për krijimtarinë letrare të akademikut Ali Aliu.
Në një takim të vecantë u ndan edhe cmimet e këtij panairi ku pena të njohura të letërsisë së trevave shqiptare si nga Maqedoni, Kosova, Mali I Zi, Shqipëria u vlersuan për punën e tyre.