Edhe 5 kompani në Panama Papers - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-05-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të paktën pesë kompani shqiptare offshore dhe dy ndërmjetësues si ?Albania Services Limited? e ?Albania Services LTD? rezultojnë në dokumentet e publikuara nga konsorciumi i gazetarëve ndërkombëtare, në të ashtuquajturin ?Skandali i Panama Papers?. Nga informacionet që ka vënë në dispozicion rrjeti i gazetarëve, rezulton se katër prej këtyre kompanive, kanë patur juridiksion në ishujt britanik Virxhin. Nga këto dy prej kompanive si ?Albania Grup Holdin Limited? dhe ?Albania International LTD? rezultojnë jo aktive. Ndërkohë, sa i takon emrave të biznesmenëve në vend krahas Ismail Mulletit, i cili rezultoi si bashkëthemeluesi i biznesit ?GFI Technologie?, në dokumentet e Panama Papers, rezulton edhe emri i Andis Harasanit. Këto janë te dhënat e deritanishme te publikuar nga konsorciumi i gazetareve, ndërsa hulumtues të krimit të organizuar dhe të korrupsionit paralajmërojnë se brenda ditës së sotme do të zbulohen dokumente, që do të nxjerrin në pah pastrimin e parave që kanë bërë udhëheqës dhe zyrtarë të ndryshëm në rajonin e Ballkanit.

Share This Video


Download

  
Report form