Report TV - Gjykata Kushtetuese i heq mandatin Koço Kokëdhimës

Report TV 2016-05-09

Views 4

Gjykata Kushtetuese i heq mandatin deputetit Koço Kokëdhima.

Trupi i gjykues i përbërë nga 9 anëtar konstaton se mandati i deputetit socialist të qarkut Vlorë është i papajtueshëm me Kushtetutën.

Për heqjen e mandatit Gjykata i është referuar nenit 70 të Kushtetutës, ku një deputet ndalohet të përfitojë fonde publike gjatë ushtrimit të mandatit.

Dhe sipas Kushtetueses, Koço Kokëdhima ka përfituar fonde në përmjet kompanisë së tij të internetit nga disa kontrata që ka nënshkruar me institucione publike.

Mandati i Kokëdhimës u çua në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike që e akuzon se ka përfituar 150 tendera nga fondet publike.

Vendimi i Kushtetueses duket se e ka gjetur me vend ankesën e të djathtëve, të cilët i kërkuan gjykatës të ndërpriste mandatin e Kokëdhimës pasi është konstatuar papajtueshmëri.

Gjatë seancës së marrjes së provave deputeti Kokëdhima e cilësoi këtë si një sulm politik, ndërkohë që kompania e tij i kishte lidhur kontratat përpara se ai të merrte mandatin.

Më herët ka qenë Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë që ka rrëzuar kërkesën e të djathtëve për heqjen e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima, por që ma pas Kushtetuesja ka vendosur pro kërkesës së PD.

Në Gjykatën Kushtetuese shumë shpejt do të shqyrtohen edhe mandatet e deputetëve të tjerë socialistë, Valentina Leskaj dhe Rakip Suli, për të cilët Partia Demokratike shprehet se kanë përfituar fonde publike me anë të kompanive të tyre.

Fatmir Xhafa në një deklarim pas marrjes së vendimit ka thënë se, respekton vendimin e marrë nga trupa gjyqësore.

?Nuk bëj komente mbi vendimet e Gjykatave, e respektoj vendimarrjen e saj. S'jam kaq i shpejtë se s'bëj pjesë në stafin tuaj? tha Xhafa.

Share This Video


Download

  
Report form