Vdekja e dy fëmijëve, prokuroria nis hetimin për mungesën e sigurisë rrugore-Ora News

Ora News Lajme 2016-05-09

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria nis hetimet për aksidentin ku humbën jetën dy vëllezërit 3 dhe 5-vjeçar, si dhe mbetën të plagosur nëna dhe vëllai i tyre një vjeç, teksa ishin duke shkuar drejt Rrogozhinës pasditen e së shtunës, ku ndodhej për ndërtim pa leje bashkëshorti, i cili nuk mundi t?i shihte për herë të fundit të gjallë dy fëmijët e tij. Pas fatkeqësisë në familjen Nekollari, gjykata e Durrësit e ka ndryshuar masën e sigurisë duke e lënë me detyrim paraqitje.
Mungesa e elementëve të sigurisë në rrugë dhe ndërprerja e barrierave anësore prej llamarine pikërisht në vendin ku ndodhi aksidenti, dyshohet të jetë bërë shkak për tragjedinë në familjen Nekollari.
Sipas ekspertëve të aksidenteve, pakujdesia e drejtueses së automjetit Silvi Nekollari ka bërë që makina të devijojë nga rruga, por ajo çfarë ka çuar në bilancin tragjik të aksidentit është lënia e barrierave anësorë të rrugës të hapura, në afërsi të dy pikave të karburantit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vdekja-e-dy-femijeve-prokuroria-nis-hetimin-per-mungesen-e-sigurise-rrugore/

Share This Video


Download

  
Report form