Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qeveria rikthen me ligj kufirin e borxhit. Ministria e Financave ka dorëzuar në kuvend projektligjin ?Për disa ndryshime në ligjin për menaxhimin e sistemit buxhetor?, në të cilën përcakton qartë kushtet për uljen e vazhdueshme të borxhit publik, duke vendosur si kufi nivelin 45%.
Në nenin 4 /1 të draftit të kërkuar edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar theksohet:
?Në çdo ligj vjetor të buxhetit, fillestar apo të rishikuar, si dhe në planifikimet e buxhetit afatmesëm, raporti i borxhit publik ndaj Produktit të Brendshëm Bruto do të planifikohet më i ulët se sa niveli i vlerësuar për vitin pararendës, deri atëherë kur niveli i borxhit të arrijë dhe qëndrojë poshtë nivelit 45% të Produktit të Brendshëm Bruto?.
Qeveria përcakton në ligj se për uljen e borxhit do të përdoren gjysma e të ardhurave që do të sigurohen nga privatizimi.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/qeveria-ligj-ne-kuvend-per-uljen-e-borxhit-ne-nivelin-45-te-pbb-se/