Report TV - Rama: S'ka amnisti për askënd Jemi pranë çeljes së negociatave

Report TV 2016-05-09

Views 0

Kryeministri Rama në Ditën e Europës nuk la pa përmëndur Reformën në Drejtësi që pritet të votohet sot në mbledhjen e komisionit të posaçëm.Ai shtoi në mënyrë të prerë se neni 25, nuk do të ketë asnjë amnisti për askënd nga ata që i kanë shpëtuar drejtësisë deri më tani.

"Uroj që sot komisioni i posaçëm të votojë në parim draftit për ti ceëlur rrugë diskutimit në partim të të gjitha neneve të draftit të një reforme histrorike. Neni 25, nuk do të ketë absolutisht ansjë amnisti për askënd që në të gjithë për ata që në këto vite i ka shpëtuar drejtësisë.Jemi më pranë se ansjëherë më parë për celjen e negociatave me BE. Do të kemi para një rrugë të vështirë, por është e vetmja për tu bërë anëtar në BE. Rruga e negociatave ëhstë shumë e rëndësishme. Reforma në Drejtësi, historike. Sot falë vullnetit reformator, jemi shumë rpanë celjes së negociatave -tha Rama

Ai ka shtuar se Shqipëria është shumë pranë çeljes së negociatave për anëtarësim në bashkimin Europian, ndonëse vendi do të ketë një rrugë të vështirë përpara.

?Jemi më pranë se asnjëherë më parë për çeljen e negociatave me BE-në. Do të kemi para një rrugë të vështirë, por është e vetmja për tu bërë anëtar në BE. Rruga e negociatave është shumë e rëndësishme. Sot falë vullnetit reformator, jemi shumë pranë çeljes së negociatave? ka shtuar ai.

Share This Video


Download

  
Report form