Shqipëria, një hap larg deflacionit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-05-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Muaji prill ka shënuar për herë të parë pas vitit 1997 deflacion. Rënia e çmimeve në nivelin -0.4% është kundrejt muajit mars, ndërsa me një vit më parë inflacioni nuk është negativ, por 0.3%. Instituti i Statistikave shprehet se efektin kryesor në rënien e çmimeve e kanë patur grupet, të cilat lidhen me sektorin naftës, duke qenë se çmimi i këtij produkti ka rënë ndjeshëm edhe në tregjet ndërkombëtare. Edhe çmimet e shportës kanë rënë krahasuar me një muaj më parë, duke bërë stimulimin e konsumit në Shqipëri gjithnjë e më të vështirë. Disa ditë më parë Banka e Shqipërisë uli sërish në nivele historike normën e interesit të lekut me qëllim që të stabilizojë inflacionin. Niveli optimal për vendin tonë është 3%. Por përballë kësaj situate rritja ekonomike e Shqipërisë vihet në pikëpyetje, pasi rënia e fuqisë blerëse godet biznesin, fitimin e tij e rrjedhimisht edhe hapjen e vendeve të reja të punës dhe pagat e punonjësve. Ka më shumë se dy vite që Europa po vuan krizën deflacioniste në një kohë që Banka Qendrore Europiane ka bërë negative interesin e euros, por situata nuk ka dyshuar. Të njëjtën politikë të saj ka adoptuar edhe Banka e Shqipërisë, por efektet ende nuk janë transmetuar në ekonomi.

Share This Video


Download

  
Report form