http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka fituar ne Gjykate betejën 1-vjeçare kundër socialistit Koço Kokedhima, fitore qe i ka bere entuziaste demokratet.?Sot në këtë ditë, një lajm i rëndësishëm ka ngrohur zemrat e mbarë shqiptarëve, Gjykata Kushtetuese i dha një goditje të merituar bashkëkryekusarit të shtetit, sivlla Kokëdhima, dhe kjo përbën një arritje të vërtetë në procesin e dekusarizimit të shtetit shqiptar, të parlamentit shqiptar?.Deklaratat e Bashes dhe Berishe u bene ne përfundim te mbledhjes se grupit parlamentar, e cila kishte ne fokus platformën e PD për reformën zgjedhore.?Propozojmë votim elektronik me shenjat e gishtërinjve me financimin e fushatave, kufizimin e shpenzimeve elektorale.?Por mbledhja e grupit u shoqërua me debate mes Bashes e Topallit. Kjo e fundit doli kundër vizitës se ambasadoreve ne selite e partive politike, duke e cilësuar nje rast unik. Si kundërpërgjigje Basha ka sqaruar se Shtetet e Bashkuara te Amerikës kane mbështetur kauzat kryesore te PD e nuk ka arsye per t?u kompleksuar. Vete Topalli ne rrjetet sociale ka bere nje sqarim per qëndrimin e saj ne mbledhjen me dyer te mbyllura te grupit, ku thekson se ambasadoret kane te drejte te marrin pjese ne mbledhjet e grupeve, pasi parlamenti nuk është përfaqësues.