Intervistë për Ora News- Tabaku: PD nuk do të kushtëzojë reformën në drejtësi

Ora News Lajme 2016-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike nuk do të kushtëzojë reformën në Drejtësi me atë zgjedhore. Jorida Tabaku, në studion e lajmeve të Ora News qartësoi qëndrimin e selisë blu e cila në mbledhjen e grupit kuvendor e vendosi Reformën Zgjedhore në krye te listës se prioriteteve
Tabaku: Reforma në drejtësi mori sot një votë pro në parim nga PD. Ne nuk po kushtëzojmë asgjë.Vota pro reformës në drejtësi ka qenë një sinjal i qartë se ne nuk jemi si opozita e djeshme.
Tabaku konfirmoi qëndrimet e ndryshme brenda grupit të PD për mbledhjen e paralajmëruar me ambasadorët e SHBA dhe BE, për të cilën thotë se ende nuk ka një njoftim zyrtar kur do të ndodhë
Tabaku: Pati mendime të ndryshme për prezencën e ambasadorëve. Disa nga deputetet e kanë bërë qëndrimin public. Nuk ka një njoftim për mbledhjet me ambasadorët, por PD nuk ka kompleks nëse ambasadorët do të shkojnë të PS, LSI sipas rradhës së deputetëve në Kuvend, sigurisht që le të vijnë edhe në mbledhjen tonë të grupit të PD.
Për reformën Zgjedhore, Tabaku tha se PD ka një platformë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Tabaku: Eliminimi i të gjitha hapësirave për blerjen e votës, pra votimi elektronik. Së dytëi regjistri i votuesve, së treti financimi i partive politike.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/tabaku-pd-nuk-do-te-kushtezoje-reformen-ne-drejtesi/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS