Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Socialiste propozon ndryshime në kodin zgjedhor për të rritur me 50% përfaqësimin e gruas në listat zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.
Propozimi u bë publik nga kryetarja e forumit të gruas socialiste, deputetja Olta Xhacka, e cila foli në emër të një grup deputetesh. Nisma ligjore vjen në një kohë kur komisioni i posaçëm parlament për reformën zgjedhore ka nisur punën për të përmbushur rekomandimet e OSBE/ODIHR pas zgjedhjeve të 2013-ës.
Xhaçka: Përfaqësimi i barabartë 50 me 50 për secilën gjini do të ketë një efekt cilësor jo vetëm për pjesëmarrje dhe përfaqësimin e grave në politikë, por edhe për cilësinë e demokracisë në Shqipëri.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/xhacka-ne-zgjedhjet-e-ardhshme-50-e-kandidateve-te-jene-gra/